Serbët në veri nisin të mblidhen për protestë
Serbët në veri të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sheshin “Car Lazar” për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se qytetarët serbë mund të votojnë për këto zgjedhje përmes postës ose zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, mirëpo këto opsione nuk janë pranuar nga Beogradi.
Qeveria e Serbisë kërkon që në komunat me shumicë serbë në Kosovë më 3 prill të hapen vendvotimet.