Fjalë Kyçe

Serbët nuk hyjnë në objektin e ndërtuar nga BE-ja në kufi, qëndrojnë në baraka

Serbët nuk hyjnë në objektin e ndërtuar nga BE-ja në kufi, qëndrojnë në baraka

Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wiegemark, ka vizituar pikën kufitare Multivodë, bashkë me kolegun e tij në detyrë, Përfaqësuesin Special të BE’së për Dialog, Miroslav Lajçak. Wiegemark ka shprehur shqetësimin për infrastrukturën në pikën e përbashkët kufitare.

Kreu i EULEX’it, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, është ndarë i pakënaqur me vendin ku po qëndrojnë policia dhe dogana serbe, shkruan Gazeta Express.

“Ndryshe nga një pikë e ngjashme e përbashkët kalimi (ZTP) në Merdare, policia dhe doganat serbe janë ende ulur në kontejnerë të vjetër dhe të pajisur dobët”, ka thënë ai.