Fjalë Kyçe

Serbi, kryeministrja vaksinohet e para

Serbi, kryeministrja vaksinohet e para

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u vaksinua e para ndaj koronavirusit për t’i treguar popullsisë përgjithësisht skeptike të këtij vendi ballkanik se vaksina është e sigurtë.

Së bashku me një ministre tjetër të qeverisë serbe, ajo mori dozën e parë të vaksinës së kompanisë Pfizer ndaj COVID-19 gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të enjten, duke shënuar kështu fillimin e fushatës së vaksinimit të popullsisë prej 7 milionë banorësh.

Vaksinimi do të vazhdojë me personat mbi 70 vjeç që jetojnë në azile.

Të martën, Serbia mori dërgesën e parë prej 4800 vaksinash ndaj koronavirusit të ri, të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech.

Serbia po teston gjithashtu vaksinën ruse Sputnik V.

Zyrtarët serbë thanë se sasi të tjera vaksinash të ndryshme do të mbërrijnë gjatë javëve dhe muajve në vazhdim dhe se vaksinimi masiv duhet të fillojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.