Një person në Mitrovicë K/Serb ka sulmuar një zyrtar policor,me këtë rast është arrestuar, shkruan GazetaAlo.
Zyrtari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia përmes raportit ka treguar se i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur, në momentin e incidentit.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaAlo/