Banorët shqiptarë të lagjeve në Veri të Mitrovicës po ankohen që nuk po kanë përkrahje nga shteti. Të njëjtit ende nuk po ndihmohen për ndërtimin e shtëpive të tyre. E qeveria Hoti, tashmë ka larguar nga projektligji për buxhet 500 mijë euro që ishin menduar për ndërtimin e shtëpive në Veri. Por, derisa për shqiptarët s’po bëhet asgjë në këto anë Qeveria e Serbisë po ndihmon komunitetin e tyre.
Këto shtëpi tash e sa vite kanë mbetur në gjysmë. Banorët e Mitrovicës Veriore asnjëherë nuk mundën t’i vendosnin nën kulm këto mure.
E vetëm pak metra më larg, në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore janë shtëpitë e shqiptarëve të ndërtuar nga komuna e qeveria e atëhershme.
Para dhjetë viteve në vendlindje të tij ishte kthyer edhe Hafiz Mehmeti. Me ndihmën e qeverisë e komunës atij e familjes i është ndërtuar shtëpia.
Prej jugut ai ishte kthyer në veri në truallin ku kishte shtëpinë para luftës. Por që nga ajo kohë nuk është bërë shumë për banorët këtu.
Kësisoj ato ndihen të braktisur nga shteti. Sipas tyre, banorët shqiptar në këtë anë po i shesin pronat e tyre e po kalojnë të jetojnë në Jug.
E para për ndërtim në veri nuk shihen në projektligjin për buxhetin i cili u votua në lexim të parë të hënën.