Fjalë Kyçe

Serbia ndërton 12 shtëpi në veri, premton edhe 180 të tjera deri në fund të vitit

Serbia ndërton 12 shtëpi në veri, premton edhe 180 të tjera deri në fund të vitit

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq sot në mëngjes ka dorëzuar çelësat e 12 banesave për familjet serbe në Mitrovicën e Veriut.

Petkoviq ka vizituar disa familje të cilat përfituan nga donacioni i kësaj zyre, shkruan Novosti, transmeton Gazeta Express.

Petkoviq ka thënë se ndërtimi i banesave në Mitrovicën e Veriut është indikatori më i mirë se sa shumë Serbia investon aty.

“Ndërtimi i banesave për njerëzit tanë në Mitrovicën e Veriut është indikatori më i mirë se sa shumë Serbia investon në jetën e tyre dhe mbijetesën në këtë hapësirë”, ka thënë ai, duke shtuar se 15 ndërtesa me 180 apartamente do të ndërtohen në fund të vitit.