Fjalë Kyçe

Serbia nesër furnizohet me vaksinën kundër COVID-19

Serbia nesër furnizohet me vaksinën kundër COVID-19

Derisa shumë shtete kanë filluar të furnizohen me vaksinën kundër virusit COVID-19, edhe Serbia nesër pritet të furnizohet me të, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave serbe, kryeministrja, Ana Brnaviq dhe ministri Darija Kisiq Tepavqeviq kanë bërë të ditur sot se furnizimi me vaksina do të vie nesër.

Furnizimi pritet të jetë vetëm për një numër të vogël të qytetarëve.

Andaj shteti serb po parasheh të vaksinojë të moshuarit në Beograd dhe Novi Sad.

Përndryshe, derisa Serbia po furnizohet me vaksinën kundër COVID-19, Kosova thuhet se është ende larg sa i përket furnizimit.

Kujtojmë që Bashkimi Evropian të martën ka miratuar përdorimin e vaksinës BioNTech-Pfizer. Me miratimin e saj, shteteve i është hapur rruga për furnizim më të shpejtë.