Fjalë Kyçe

Serbia nis sot vaksinimin ndaj COVID-19, kryeministrja do vaksinohet ‘live’

Serbia nis sot vaksinimin ndaj COVID-19, kryeministrja do vaksinohet ‘live’

Serbia është ndër të parat vende në Evropë që po nis vaksinimin anticovid.

Ditën e sotme do të nisin vaksinimet me prodhimin e ‘Pfizer’. Në orën 10:00, 3 të parët që do të vaksinohen mësohet se janë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, Ministri Dr. Kisić Tepavčević dhe epidemiologu Predrag Kon.  Serbia aprovoi individualisht vaksinën dhe ka marrë tashmë 5 mijë dozat e para.

Një ditë pas Krishtlindjeve pritet të fillojë edhe në Greqi. Edhe kryeministri grek, Mitsotakis ka njoftuar se do të vaksinohet bashkë me gruan e tij live për mediat.

Ndërkohë për pjesën tjetër të Ballkanit duket se do të duhet të pritet fillimi i 2021.