Serbia regjistron 92 raste të reja me koronavirus dhe dy të vdekur në 24 orë
Gazeta Alo
Publikuar: 11/09/2020 16:43
Gjatë 24 orëve të fundit, siç raportojnë mediat e Beogradit, në Serbi janë identifikuar 92 raste të reja me Covid-19, ndërsa 1 person ka vdekur, transmeton Koha.net.
Nga 6 marsi në këtë vend fqinj të Kosovës janë konfirmuar 32.228 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 730 persona.
Përndryshe të gjitha vendet e rajonit kanë shënuar rënie të rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, por kjo nuk u jep shteteve sigurinë për të hequr masat kufizuese edhe për një kohë.S