Fjalë Kyçe

Sergi Roberto pritet të largohet nga Barcelona pas tetë viteve

Sergi Roberto pritet të largohet nga Barcelona pas tetë viteve

Sergi Roberto do të largohet nga Barcelona pas tetë viteve qëndrim në ekipin e parë.

Mbrojtësi anësorë është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2022.

Palët kanë qenë në bisedime për një kohë të gjatë, por marrëveshja nuk është gjetur.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari spanjoll Alfredo Martinez, bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë.

29-vjeçari do të largohet nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Barcelona dëshiron ta shes që të fitojë diçka nga largimi i tij.

Roberto është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2013, derisa ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e këtij klubi. /Telegrafi/