Fjalë Kyçe

Sergio Ramos me një mesazh të fort motivimi skuadrës

Sergio Ramos me një mesazh të fort motivimi skuadrës

Sergio Ramos ka mbajtur një fjalim motivimi me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit, duke i bërë thirrje lojtarëve që të përqendrohen në 12 ndeshjet e mbetura të Real Madridit në La Liga.

Me asnjë antar të stafit të trajnerit të pranishëm, Ramos mblodhi pjesën tjetër të skuadrës në dhomat e zhveshjes për t’i dhënë mesazhin që kishte: ‘Secili duhet të përqendrohet në çdo lojë që tani deri në fund të sezonit.’

Nga ana tjetër, Cadena Cope dhe Onda Cero fillimisht raportuan ngjarjen që më pas edhe e konfirmoi Marca, ku kapiteni madrilen kishte një mosmarrëveshje dhe debat të nxehtë me Perezin pas eliminimit në Champions League kundër Ajaxit.

Përkundër kësaj, spanjolli i’a ka bërë me dije lojtarëve që nuk duhet dorëzuar dhe në pjesën e mbetur të sezonit duhen të kenë përkushtim në maksimum.