Fjalë Kyçe

“Sergio Ramos po bën të njëjtin gabim si Cristiano”

“Sergio Ramos po bën të njëjtin gabim si Cristiano”

Kapiteni i Real Madridit i ka ditët e numruara në Santiago Bernabeu, pasi ai ka kërkuar largimin për tu transferuar në kampionatin kinez.

“Sergio Ramos po bën të njëjtin gabim si Cristiano. Është e qartë që të gjithë këtë po e bën për para, për të fituar një kontratë më të mirë, por për dallim nga Cristiano që erdhi dhe i prezentoi klubit ofertën, Ramos kërkon të ikë gratis, diçka që është absurde.”

”Ajo që nuk e kuptojnë është se Florentino Perez nuk është një babadimër që plotëson dëshira, ai është babai i futbollit botëror dhe president i klubit sportiv më të madh në planet. Dhe në klub ka një rregull të qartë që t’a thonë gjithmonë; këtu është dera, kjo është vija e fundit, mos u afro këtu sepse përfundon jashtë saj.”

”Alfredo Di Stefano është lojtari më i mirë i historisë së Real Madridit por kur kërkoi më tepër para nga Don Santiago Bernabeu, ai i tha që ky është limiti dhe Di Stefano u largua. Por, që nga ai moment, Di Stefano filloi të bjerë dhe asnjëherë nuk qe i njëjti, ashtu siç ka ndodhur me çdokënd që është larguar nga Real Madridi.”- Juanma Rodriguez (Marca)/Gazeta Alo