Fjalë Kyçe

Serie A i suspendon mbi 10 futbollistë, përfshirë tërë mesfushën e Romës

Serie A i suspendon mbi 10 futbollistë, përfshirë tërë mesfushën e Romës

Komisioni disiplinor i Serie A italiane është treguar i pamëshirshëm ndaj shumë futbollistëve pas javës së 21-të të zhvilluar këtë fundjavë.

Matteo Politano i Interit dhe Marco Benassi i Fiorentinës janë pezulluar për dy ndeshjet e ardhshme secili, derisa të dy mesfushorët qendrorë të Romës, Steven Nzonzi dhe Bryan Cristante me nga një ndeshje dhe do të mungojnë ndaj Milanit javën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Benassi e ndali me dorë një top në vijën e portës duke shkaktuar penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq dhe tani pezullohet me dy ndeshje si pasojë.

Roma është goditur më së rëndi sepse do të jetë pa dy mesfushorët e parë Nzonzin dhe Cristanten për ndeshjen ndaj Milanit, si pasojë e kartonëve të verdhë.

Futbollistët e tjerë të pezulluar me nga një ndeshje secili janë: Federico Mattiello (Bologna), Fabian Ruiz (Napoli), Nicolò Barella (Cagliari), Francesco Cassata (Frosinone), Filip Helander (Bologna), Sergej Milinkovic-Savic (Lazio), Andrea Petagna (SPAL), Dennis Praet (Sampdoria) dhe Leandro Rolon (Genoa).