Fjalë Kyçe

Serie A – zbuten masat për karantinimin e lojtarëve

Serie A – zbuten masat për karantinimin e lojtarëve

Ministri i Sportit në Itali ka njoftuar për rregullat e reja lidhur me karantinimin.

Në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, Spadafora ka nënshkruar aprovimin për zbutjen e rregullave të karantinimit për rastet me Covid-19, transmeton lajmi.net.

Protokolli mjekësor i Serie A, B dhe C ishte më strikt sesa ato që janë përdorur në Angli, Gjermani apo Spanjë, duke shkaktuar kështu pakënaqësi për vazhdimin e sezonit.

Krejt kjo pasi nëse një person teston pozitiv, ai duhet të karantinohet për 14 ditë, por edhe gjithë skuadra dhe stafi i trajnerëve duhet të qëndrojnë të izoluar.

Duke parë këtë situatë, së fundmi është arritur pajtueshmëria që vetëm lojtari i infektuar të karantinohet, dhe jo e gjithë skuadra.

Masat e aplikuara deri më tani janë parë si të panevojshme, duke bërë kështu që të ndryshohet protokolli.