Fjalë Kyçe

Sërish nuk kalon Projektligji për vlerat e UÇK-së

Sërish nuk kalon Projektligji për vlerat e UÇK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës serish nuk i dhanë mbështetje Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin për Projektligjin për vlerat e UÇK-së kanë marrë pjesë vetëm 31 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë marr pjesë fare në votim.

Për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e këtij projektligji, i njëjti mund të hidhet në votim në një rast tjetër.

Seanca po vazhdon punimet, ndërsa do të mbahen tri debate parlamentare: lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, lidhur me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur, sipas kërkesës së deputetit Endrit Shala, mbështetur nga 6 deputetë tjerë, si dhe debat lidhur me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit, sipas kërkesës së deputetes Albena Reshitaj, mbështetur edhe nga 14 deputetë tjerë.