Fjalë Kyçe

Sërish Prishtina me më së shumti raste me koronavirus

Sërish Prishtina me më së shumti raste me koronavirus

Ka shkuar në 15 mijë e 333 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se nga 592 mostra të marra, 63 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kështu duke e çuar në 15 mijë e 333 numrin e përgjithshëm të të infektuarve shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, përderisa janë shëruar 87 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 987.

IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 63 raste të reja me koronavirus, 24 janë nga Prishtina.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

87 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.