Para pak çastesh është regjistruar një tjetër tërmet në Shqipëri.
Epiqendra kësaj radhe ishte në Laç, ku shkalla e rihterit ka qenë 2.6. Po ashtu një orë më herët është regjistruar edhe një tërmet prej 3.0 shkallë.
Ky është njëri nga qindra pasgoditjet sizmike që kanë lëkundur Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 shkallë të rihterit që ndodhi tri ditë më parë.
Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e mëngjesit të sotëm ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Laç.