Fjalë Kyçe

Sërish tërmet në Shqipëri, tani me magnitudë 4.5 shkallë të Rihterit

Sërish tërmet në Shqipëri, tani me magnitudë 4.5 shkallë të Rihterit

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter u ndje mbrëmjen e sotme.

Lëkundjet u regjistruan në orën 21:54 dhe u ndjenë në Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Tërmeti i datës 26 nëntor ka shkaktuar 51 viktima dhe mbi 1000 të lënduar. Pasgoditjet nga tërmeti kanë vazhduar edhe në ditët në vijim dhe ekspertët kanë paralajmëruar se ato mund të ndihen edhe në ditët që pasojnë.