Deputetja Doarsa Kica-Xheliki seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, nuk e pati njësoj si të kaluarat.
Kjo pasi ajo për herë të parë u ul në pjesën e LDK-së në kuvend, madje në mes të kreut të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shalës.
Doarsa Kica-Xhelili para pak ditësh ka kaluar në LDK nga Lista Guxo.
Anëtarja më e re e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, foli eksluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, për largimin e saj nga “Lista Guxo”, kalimin në LDK dhe gjithë bujën e madhe që shkaktoi lëvizja e saj në skenën politike.