Fjalë Kyçe

Sevilla i hynë garës për Morata-n

Sevilla i hynë garës për Morata-n

Alvaro Morata nuk po kalon periudhë të mirë tek Chelsea.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, duket se gjatë muajit janar, do të ndahet me “Blutë” e Londrës.

Spanjolli kërkohet nga Juventusi e Milani, por sipas medieve spanjolle, tashmë në garë për lojtarin ka hyrë edhe Sevilla.

Krerët e Sevillas synojnë ta forcojnë repartin e mbrojtjes për pjesën e dytë të garave, dhe Morata mësohet se është në krye të listës së skuadrës spanjolle.

Sevilla dëshiron ta transferojë Morata-n në formë huazimi, e më mundësin që në fund të këtij edicioni, ta blejë kartonin e plotë të spanjollit.