Fjalë Kyçe

Sfidat e Kryeministrit Albin Kurti, stafit të tij dhe minstrave të kabinetit të tij

Sfidat e Kryeministrit Albin Kurti, stafit të tij dhe minstrave të kabinetit të tij

Shkruan Jakup Gashi

Duke i përcjellë qëndrimet e pa lëkundura të z.Kurti që nga viti 98’ e deri më tani, jep të kuptohet se ka një qëndrueshmëri politike, një konsistencë që rallë pak e gjen tek lideret tjerë.

Pa dashur të futem në bisedat për dialogun, politikën e jashtme, unë dua të ndalem pak në politikën e brendshëm dhe qëndrimet e tij lidhur me luftimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Duhet të rikujtohet i ndjeri Rexhep Luci, i cili u vra dhe kjo pasoi degradimin e planit urbanistik, dhe kaos urban që ndodhi pas vrasjes se tij në kryeqytet.

Është shumë e dhimbshme kur projektet lidhen me një person ose personalizohen, por në vitet 1999 -2000 tentoi që në fillet e saj të ndaloj mafinë e ndërtimit por nuk arriti, e u vra nga kush!? Është vrasje e pa zgjidhur si shumë vrasje të tjera në Kosovë, por Rexhep Luci nuk u vra për implikime politike e as për konteste të pronës, por u vra se i shpalli lufte mafisë së ndërtimit.

Sa duhet të ketë kujdes kryeministri në ardhje z. Kurti nëse fillon me luftimin e sistemit mafisë, i cili është instaluar në të gjthë sistemin shtetëror kjo eshte gjëja më e dhimbshme, por më e nevojshme.

Në një takim me një nga ndërkombëtarët si në të qeshur me thotë se në çdo vend në botë ka dy sisteme: sistemin mafioz dhe sistemin shtetror, por fati i keq tek ju në Kosovë është se ka vetem një sistem e ai është sistemi mafioz.

Shumica e zyrtarëve të instaluar si punonjes ne administraten shteterore, para se te shfletojn ligjin dhe te bejne pune sipas pershkrimeve te punes, ata i pergjigjen shefit ose kerkojne urdhera nga shefi per veprimet e metutjeshme.

Në një shtet ku i punesuari duke nisur nga porta e vendos Shefi ose Partia, ne nje shtet ku vendos se kush te marr nje tender dhe sa te ofertoj nuk i perket nje shteti ligjor, por ajo e cekura me lart shtet i krijuar per ti sherbyer shefave.

A kemi nevojë emergjente ne si qytetare te shtetit te Kosoves qe te behet nje prerje dhe te filloj per se mbari? Kemi nevoje emergjente ku do te forcohet shteti ligjor, ku do te kete barazi para ligjit, ku do te kete respektim dhe ndeshkim nga ligji , ku do kete konkurueshmeri ne biznese, ku te gjithe do jene te barabarte para ligjit.

Për të udhehequr dikasteret, nuk na duhen akademike e as doktore shkence te prodhuara nga nje sistem arismor i kalbur, por na duhen njerez qe kane guxim dhe vizion.

Deklarimet e Kryministrit në ardhje janë shpresa jone e fundit per nje te ardhme te mire dhe te kthehet besimi ne shtet, ne sistem te pavarur gjygjesor, ne shtet te se drejtes.

Qytetarët e Kosovës pergjatë historisë kanë treguar mençuri, maturi të jashtezakonshme dhe shpresojme se do tregohen te mencur dhe te matur ku do te duan shtetin e tyre para interesave te tyre personale apo perfitimeve materiale, dhe a ka idealist ne kete vend? Shpresojme se ka akoma.