Fjalë Kyçe

S’gabon Barcelona, mund Eibari-n

S’gabon Barcelona, mund Eibari-n

Barcelona ka bërë edhe një hap të madh në garën për ta mbrojtur titullin e kampionit në Spanjë.

“Blaugranat” mposhtën sonte në ‘Camp Nou’, Eibar-in, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 19-të në La Ligë, raporton Gazeta Alo.

Skuadra e Valverdes, edhe në duel me Eibar-in, u shfaq ekip më i rrezikshëm, madje, me lojën e treguar dhe rastet e krijuara, fitorja e katalonasve ka mundur të jetë edhe më e thellë.

Luis Suarez (19, 59’) me dygolësh dhe Lionel Messi (53’), më një gol u përkujdesën për fitoren e Barcelonës, e cila tani “blindon” kreun e tabelës me 43 pikë,  pesë më shumë së Atletico Madrid, kurse, Eibar renditet e 16-ta me vetëm 22 pikë të tubuara. /Gazeta Alo/