Garry Kasparov, shahisti më i mirë në histori, ka kritikuar Vladimir Putinin dhe njëkohësisht Perëndimin për luftën në Ukrainë.
Me banim në Nju Jork, Kasparov tha për një emision televiziv spanjoll se Putin mund të bëjë ç’të dojë nëse nuk ndalet.
“Mendoj se jemi një hap larg Luftës së Tretë Botërore. Nuk e them unë këtë, por e thotë Putini. Është e rëndësishme të dëgjojmë se çfarë thotë ai dictator. Diktatorët nuk pyesin “pse?”, por pyesin “pse jo?”. Putin është i aftë të bëjë çdo gjë nëse nuk e ndalim”, tha Kasparov për “El Objetivo de La Sexta”.
Kasparov gjithashtu kujtoi se “në vitin 2007, në një konferencë sigurie të Europës në Mynih, Putin thonte se duhet të kthehej në rrethet e influencës. Kjo është një gjuhë ushtarake që përdorej mes sovjetikëve dhe tregoi se donte të kthehej në vitin 1997. Putin donte që Rusia të kishte të drejtë për të kontrolluar vendet satelite europiane dhe atëherë askush nuk e mori seriozisht. Një vit më vonë, Putin sulmoi Gjeorgjinë, duke treguar se e kishte shumë seriozisht agjendën e tij gjeopolitike”./a2cnn