Fjalë Kyçe

Shaip Kamberi do të kandidojë për mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi do të kandidojë për mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, do të kandidojë përsëri për mandatin e ri në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë përhrahësit e tij, teksa njoftoi se beteja politike dhe parlamentari për drejtësi dhe barazi do të vazhdojë.

“Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.
Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI !

Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.

Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.

Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.

Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.

Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim.

Vazhdojmë bashkë!