Fjalë Kyçe

Shakhtari del me njoftim zyrtar për futbollistët e huaj

Shakhtari del me njoftim zyrtar për futbollistët e huaj

Shakhtar Donetsku ka dalë me njoftim zyrtar për futbollistët e tij të huaj.

Në fakt, klubi ukrainas njofton se futbollistët e tij brazilianë janë larguar të sigurt nga vendi për t’u strehuar përkohësisht në Rumani.

Gjithashtu, ky klub njofton se edhe futbollistët e huaj të rivalit, Dynamo Kyiv janë larguar të sigurt në drejtim të vendit fqinj, para se eventualisht të kthehen në atdhe.

Klubi ukrainas zbulon se avakuimin e futbollistëve, të cilët qëndruan për tri ditë të ngujuar në hotel, e ka mundësuar personali i UEFA-s, me mbështetje të presidentit Alexander Cheferin, por edhe përmes kryetarit të Federatës Ukrainase të Futbollit, Andriy Pavlenko dhe Presidentit të Futbollit të Moldavisë, Leonid Oleynichenko, përcjell express.

“Lojtarët brazilianë dhe familjet e tyre tashmë janë të sigurt, janë vendosur në Rumani. I falënderojmë të gjitha ata që morën pjesë në këtë proces”, njofton klubi ukrainas.