Fjalë Kyçe

Shala: 14 shkurti do të jetë plebishit pro PDK-së dhe kundër atyre që e futën vendin në krizë

Shala: 14 shkurti do të jetë plebishit pro PDK-së dhe kundër atyre që e futën vendin në krizë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala në ditën e parë zyrtare të fushatës zgjedhore ka zgjedhur të vizitojë rajonin të cilin ai e përfaqëson. Shala ishte në Terstenik e Verboc për fitoren e PDK-së.

Postimi i plotë i Shalës:

Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e Verbocit.

Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.

Më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithmbarshme dhe Kosovës do t’i japin drejtim të ri zhvillimi.