Herolind Shala ka asistuar në dy golat e Stabaekut që barazoi në shtëpi përballë Oddit (2:2), në ndeshjen e parë të edicionit të ri në elitën e futbollit norvegjez.
Shala asistoi për golin e parë të shënuar në minutën e 9-të dhe për të dytin në minutën e 47-të.
Kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën mbrëma.