Fjalë Kyçe

Shala: Është vështirë të luajmë pa tifozë, por do japim gjithçka që t’i bëjmë krenarë

Shala: Është vështirë të luajmë pa tifozë, por do japim gjithçka që t’i bëjmë krenarë

Kosova do të përballet me Maltën në kuadër të miqësores së dytë në këtë muaj.

Kosova do të përballet me Maltën nesër në kuadër të një miqësore, shkruan lajmi.ent.

Kosova në fakt shënoi fitore të thellë ndaj San Marinos dhe Challandes ka konsideruar se këto miqësore vijnë pas disa ndeshjeve më Kombëtare të mëdha si Spanja e Suedia, prandaj ata dëshirojnë të shohin kualitetet dhe dobësitë e lojtarëve të rinj për përgatitjet e ndeshjeve për “Katar 2022”.

“Është një periudhë e vështirë për neve futbollistëve, pasi nuk i dihet situatës së pandemisë dhe gjërave që po përballemi. Sot mund të jemi me Kombëtaren por nesër nuk i dihet, sepse rregullat dhe ndryshimet e shteteve po ndryshojnë dita e ditës”, tha ai.

“Tani pas San Marinos kemi testin e dytë ndaj Maltës, duhet të fokusohemi sepse nuk do të jetë lehtë, sepse është një kohë ku po zhvillojmë ndeshjet pa tifozët tanë”, tha Shala.

“Sidoqoftë, ne do të japim gjithçka nga vetja që t’i bëjmë tifozët tanë krenarë me ne”, përfundoi Herolind Shala.