Haxhi Shala del në mbështetje të Isni Kilajt
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të Malishevës.
Lajmin e ka bërë me dije vet Kilaj përmes një postim në “Facebook”.
Kujtojmë se Shala para rreth dy viteve kishte braktisur Nisman Socialdemokrate për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Nuk dihet nëse Shala ka aderuar sot edhe zyrtarisht në PDK.