Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka publikuar disa pika që mëton t’i realizojë me partinë e tij në Qeverinë e ardhshme, shkruan GazetaAlo.
Ai kryesisht ka folur për pikat e nevojshme që duhen realizuar sa i përket mbrotjes së ambientit.
Shala gjithashtu ka përmendur edhe kohën kur ka qenë Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në vitin 2017, projektet që janë realizuar gjatë asaj kohe.
Ndërsa ai thotë se me Kadri Veselin kryeministër do të vazhdojnë investimet për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat.
Këtu mund t’i lexoni pikat e publikuara nga kandidati për deputet Ferat Shala.
Ngritjen dhe funksionalizimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura;
Ngritjen dhe funksionalizimin e qendrave për riciklimin e mbeturinave dhe kapaciteteve komunale për ndarjen e mbeturinave në burim;
Zgjerimin e rrjetit të kogjeneritmit dhe kapaciteteve tjera për ngrohje publike në zonat e mëdha urbane;
Rritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme;
Rehabilitimin e zonave të ndotura nga mbetjet industriale;
Ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë natyrore në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.
Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhmen më të mirë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Postimi i tij i plotë:
Në vitin 2017 në kohën kur ushtrova detyrën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, filluan projektet për rregullimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës, dhe e dhjetëfishuam buxhetin për këtë sektor.
Miliona euro u investuan për rregullimin e shtratit të Lumit Drenica, Lumit Klina dhe shumë lumenjve tjerë nëpër Kosovë.
Sot shumica e këtyre projekteve janë drejt finalizimit dhe gjendja e lumenjve është përmirësuar dukshëm.
Zotohemi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të vazhdojmë investimet për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat.
Do të angazhohemi me projekte konkrete për: