Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala, gjatë ditës së djeshme takoi studentët dhe të rinjtë që sipas tij Kosova është vërtetë e bekuar me rininë studentore që ka.
“Studentët dhe rinia gjithmonë janë motivim dhe inspirim. Kosova është e bekuar me rininë studentore që ka – një rini me karakter të fortë, rini me plot elan, rini me shumë ëndrra për të ardhmen e vendit tone”.-tha Shala.
Shala thotë së Partia Demokratike e Kosovës si prioritet ka rininë kosovare në programin e saj qeverisës, dhe ndihet fitues me energjinë dhe pozitivitetin e të rinjve aktiv në PDK, shkruan Gazeta Alo.
“Partia Demokratike e Kosovës në programin e saj qeverisës prioritet mbi prioritetet i ka projeksionet e së nesërmes për rininë kosovare. E, në mesin e këtyre studentëve dhe kësaj rinie plot energji pozitive, nuk ka se si të mos ndihem fitues!”-tha kandidati për deputet, Ferat Shala.