Fjalë Kyçe

Shala: Modestia dhe thjeshtësia i kanë hije këtij intelektuali të rrallë

Shala: Modestia dhe thjeshtësia i kanë hije këtij intelektuali të rrallë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka qenë gjatë gjithë kohës zëri më i fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kujdeset në çdo kohë për ish-pjesëtarët e UÇK-së që sakrifikuan aq shumë.

Shala ka takuar një prej luftëtarëve më të devotshëm të luftës për liri, Sebahajdin Cena.

Postimi i plotë i Feratit:

Takimi me Sabahajdin Cenën është çdo herë përjetim i veçantë. Modestia dhe thjeshtësia i kanë hije këtij intelektuali të rrallë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dikur mburrej që në radhët e saj kishte një luftëtar si prof. dr. Sabahajdin Cena. Ai u bë zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Në ditët e luftës, ai zgjodhi malet e Kosovës, në vend të katedrave akademike.