Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ferat Shala, së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë: Rrahim Tërnavën, Sejdi Hoxhën dhe Hidaim Ramën sot në ditën e nëntë të fushatës parazgjedhore vizituan qytetarët e Fushë Kosovës.
Shala tregon për gatishmërinë e banorëve të Fushë Kosovës për ta mbështetur qeverisjen e PDK-së dhe besojnë fuqishëm në këtë subjekt politik që është e vetmja që ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj qytetarëve.
Ky është postimi i plot i Shalës:
Bashkë me kolegët – kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës: Rrahim Tërnaven, Sejdi Hoxhën dhe Hidaim Ramën, sot takuam qytetarët e Fushë Kosovës.
Banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK-së, si shpresë të vetme për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.
Këta njerëz të mirë dhe punëtorë besojnë fuqishëm në PDK-në, sepse ajo është forca politike që ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj qytetarëve.
Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit!
Fushë Kosova do të votojë 112!