Fjalë Kyçe

Shala tregon nëse ka qenë në takim Limaj me Mustafën dhe Kurtin

Shala tregon nëse ka qenë në takim Limaj me Mustafën dhe Kurtin

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk i është bashkuar takimit Mustafa – Kurti ashtu siç u raportua më herët.

Endrit Shala nga Nisma, ka thënë për Gazetën Insajderi, se takimi i tyre ka qenë i rastësishëm në ambientin ku ka qenë duke u zhvilluar takimi në mes të zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së.

“Fatmir Limaj nuk ka qenë në takim me Kurtin dhe Mustafën. Ka qëlluar aty dhe është përshëndet me ta, po kjo nuk do të thotë se nuk kanë me pas takime”, ka thënë për Insajderin Shala.

Pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Ndërsa, LDK në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.