Fjalë Kyçe

Shala: Unë kam besu në atë qeveri, kam ba veprim të mirë që s’e kam votu mocionin

Shala: Unë kam besu në atë qeveri, kam ba veprim të mirë që s’e kam votu mocionin

Ardian Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbrëmë votoi kundër rrëzimit të qeverisë Kurti.

Ai në Klan Kosova, ka thënë se jemi në demokraci dhe se mendimi është i lirë, derisa i njëjti tregoi se pse doli kundër këtij mocioni.

“Unë kam pas besim në këtë qeveri. Ne jemi pjesë e partisë, por jemi zgjedh nga populli. Jemi në demokraci dhe jemi rrit me këtë frymë në LDK ku liria e shprehjes dhe fjalës ka qenë gjithnjë.

Unë konsideroj që kemi ba një vendim vetanak me votën tonë, bazuar në rrethanat që janë, pasi që të gjithë e dimë që po ballafaqohemi me një pandemi ku numri i të infektuarve po rritet.

Duke qenë në një gjendje të tillë, është dashur që kjo mos të bëhej në këtë kohë”, ka thënë deputeti,