Fjalë Kyçe

“Shantazhe”, “manipulime”, Remzi Ejupi tërhiqet nga gara për kryetar të FFK-së!

“Shantazhe”, “manipulime”, Remzi Ejupi tërhiqet nga gara për kryetar të FFK-së!

Kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi është tërhequr nga gara për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas tij, Kuvendi që pritet të mbahet me 6 prill është i parregullt, i montuar dhe i manipuluar.

“Nuk është legjitim. Përveç që nuk do të kandidojë, unë nuk do të marrë pjesë. Për mua nuk është e moralshme që në një Kuvend të tillë të marr pjesë.

Megjithatë, Ejupi i ka uruar suksese Gramoz Vokrrit, i cili sot edhe zyrtarisht ka deponuar nënshkrimet e mbledhura për të kandiduar për postin e kreut të Federatës, kundër Agim Demit.

“I uroj kundërkanditatit, sukses Gramozit. Shpresojë që të rregullohet njëherë e përgjithmonë. Kushdo që do të vije në krye të Federatës presim që do të ketë zhvillime e suksese pozitive.

“Unë jam për ndrysim dhe të mirën e futbollit. Të gjithë ata që kanë investuar në futboll besojë se janë për ndryshim dhe të mirën e futbollit por shumica e tyre janë të kapur, shantazhuar dhe kushtëzuar nga udhëheqësia e tanishme e federatës. E patën shansin 4 vite të bëjnë ndryshim dhe të tregojnë vulletin për ndryshime, përkundrazi kemi vetëm regres”, u shpreh ai për Indeksonline.