Edmond Azemi ka reaguar sonte për një postim të Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se ai nuk ka dëshirë që të përzihet shumë në politikë
Në deklarimin e tij në facebook Edmond Azemi ka thënë se ai nuk është politikan dhe se “jeta e tij është sporti”.
“Jeta jeme osht sporti. Kurrë nuk e kam përzi me politikën. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë por nuk jam ne as një parti! Është e tepërt çfarë janë duke ber mediat”, ka shkruar ai.
Megjithatë, duket se kjo nuk ka qenë edhe aq e vërtetë, pasi që basketbollisti tjetër i njohur kosovar, Samir Shaptahovic, ka reaguar me një koment te Azemi.
Ai ka thënë me shaka se megjithatë ai ka qenë në një parti më para.
“Sine (bir) unë e di që je kon gjithmonë me Ora – Veton Surroi”, ka shkruar Shaptahovic.