Fjalë Kyçe

Shaqa zbulon skuadren ku dëshiron të pensionohet

Shaqa zbulon skuadren ku dëshiron të pensionohet

Xherdan Shaqiri ka zbuluar dëshirën e tij se ku do të pensionohet.
Xherdan Shaqiri ka thënë se ai dëshiron të pensionohet aty ku e filloi karrierën si futbollist, te Baseli.

Anësori kosovar ka dhënë një intervistë për të përditshmen gjermane, Sport1, e që ka bërë me dije planet e tij për të ardhmen.

“Nuk e kam menduar ende atë opsion, por do të isha tejet i lumtur nëse do të rikthehesha para pensionimit te Baseli”, tha Shaqiri.

“Nuk dihet se çfarë do na sjell e ardhmja, pasi unë mund të shkojë në Amerikë apo në Kinë, por që dëshira ime është që të pensionohem te Baseli.”, ka shtuar më tej ai.