Fjalë Kyçe

Shaqiri e bën udhëtimin më të gjatë ndonjëherë, i bashkohet Zvicrës për ndeshjen me Kosovën

Shaqiri e bën udhëtimin më të gjatë ndonjëherë, i bashkohet Zvicrës për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur grumbullimin në prag të dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji.

Përzgjedhësi Murat Yakin sot në Marbella ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore.

Xherdan Shaqiri është një prej të grumbulluarve te “Helvetikët”, teksa ai ka marrë vëmendjen e mediave zvicerane ende pa u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.

“Blick” ka shkruar se futbollisti nga Kosova ka bërë udhëtimin më të gjatë, pothuajse 7000 kilometra.

30-vjeçari udhëtoi nga Chicago, pasi që nga janari ai është pjesë e skuadrës nga MLS, Chicago Fire.

Ndryshe, Zvicra miqësoren e parë do të luajë më 26 mars, në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë, kurse tri ditë më vonë në do të përballet me Kosovën në Cyrih./express.