Fjalë Kyçe

Shaqiri: Italia është favorite por kemi një shans për të fituar

Shaqiri: Italia është favorite por kemi një shans për të fituar

Në konferencën për shtyp para duelit Itali – Zvicër, përveç trajnerit Yakin, ka ndërhyrë edhe anësori i Olympique Lyon, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ka deklaruar se ata nuk do të harrojnë humbjen ndaj Italisë në qershor, mirëpo në këtë duel do të jetë ndryshe.

Ish-lojtari i Liverpoolit përmendi një klimë pozitive në ekipin që do të përballet me blutë e Mancinit në Olimpico: “Italia është favorite, por ka një shans për të fituar. Ne nuk erdhëm këtu për të mbyllur në mbrojtje. Nuk mund ta harrojmë humbjen në qershor, por sot kemi ndjenja të ndryshme”.

Ndryshimi në pankinë ka stimuluar veçanërisht kombëtaren e Sommer-it dhe shokët e tij: “Do të jetë një lojë ndryshe. Viti i ri, trajneri i ri dhe kemi optimizëm për të ardhmen. Duam të reagojmë për humbjen e kampionatit evropian.

Mungesat do të komplikojnë punën për ekipin e Shaqirit: “Duhet ta pranojmë, ky është futbolli. Lëndimet u japin mundësi lojtarëve të tjerë të marrin një rol të rëndësishëm. Problemi është edhe te kombëtarja italiane. Duhet të japim maksimumin për të luajnë një rol të rëndësishëm, t’i ndihmojmë ata që kanë ardhur së fundmi të përshtaten”, ka theksuar ylli zvicëran.

Italia dhe Zvicra ndajnë dy pozitat e para me nga 14 pikë dhe një fitore prej cilësdo kombëtare do të merrte avantazhin për të mbyllur grupin si lider.