Fjalë Kyçe

Shaqiri largohet i lumtur nga Anfield

Shaqiri largohet i lumtur nga Anfield

Futbollistët e Liverpoolit u larguan nga ‘Anfield’ tejet të lumtur, pas kualifikimit sensacional ndaj Barcelonës.

‘Të Kuqtë’ arritën të rikthen disavantazhin prej 3-0 në ndeshjen e parë, duke eliminuar Barcën me rezultat 4-0.

Një nga lojtarët që shkëlqeu në këtë fitore të skuadrës së Klopp ishte padyshim Xherdan Shaqiri, që startoi në ndeshje pas plotë katër muajve, përcjell lajmi.net.

Shaqiri nuk pati një 45 minutësh të mirë, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka dhe ai dha një asist të bukur për Wiljandum në golin e tretë.

Ylli nga Zhegra u duk mjaft i lumtur teksa po largohej nga stadiumi në drejtim të hotelit për të festuar kualifikimin në finale.

Edhe trajneri Jurgen Klopp u largua me buzëqeshje nga ‘Anfield’, e që ishte i shoqëruar me gruan dhe vajzën e tij.