Fjalë Kyçe

Shaqiri me shokë nuk përmbahet pas fitores ndaj Barcelonës

Shaqiri me shokë nuk përmbahet pas fitores ndaj Barcelonës

Xherdan Shaqiri nuk mundi mos të lë gjurmë, në gjysmëfinalen e kthimit ndërmjet Liverpoolit e Barcelonës.

Në mungesë të Sadio Mane e Mohamed Salah, futbollistit kosovar i erdhi mundësia për të luajtur nga minuta e parë.

Përkundër një paraqitje zhgënjyese në pjesën e parë, ‘Shaqa’ la gjurmë në pjesën e dytë, kur asistoi te goli i Georginio Wijnaldum.

Pas ndeshjes, 27-vjeçari është parë duke festuar me bashkëlojtarin e tij, kroatin Dejan Lovren, i cili nuk luajti në këtë përballje.

Kjo është hera e dytë që një skuadës e Shaqirit arrin në një finale të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi i Zvicrës kishte shkuar me Bayernin në finalen e vitit 2013, ku edhe ishte shpallur kampion i Evropës.