Fjalë Kyçe

Shaqiri: Mentaliteti i Liverpool i ngjashëm me të Bayern

Ylli i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka bërë një krahasim interesant mes Liverpool dhe ish skuadrës së tij Bayern Munich.

Lojtari me prejardhje nga Kosova kaloi dy sezone të mira tek Bayern Munich, ku edhe ishte stolisur me titullin e kampionit të Bundesligas.

Shaqiri është në rrugë të mirë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me Liverpool, ku aktualisht janë pesë pikë përpara vendin të dytë në Premierligë.

Sipas Xherdanit, dy skuadrat në fjalë ka një të përbashkët. Mentaliteti për triumfin.

“Kam luajtur në Gjermani dhe kam fituar tituj atje, kështu që e kam provuar” ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Mentaliteti këtu është i ngjashëm. Duhet të futesh në lojë dhe të provosh t’i fitosh ato duke dhënë gjithçka” ka thënë tutje lojtari nga Zhegra.

“Jam i sigurt se me talentin që kemi në skuadër mund të arrijmë shumë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Xherdan Shaqiri ka luajtur një rol të rëndësishëm nga