Fjalë Kyçe

Shaqiri mposht Xhakën e Mustafin në kryederbin anglez

Shaqiri mposht Xhakën e Mustafin në kryederbin anglez

Liverpooli i Xherdan Shaqirit ka triumfuar në kryederbin e madh anglez kundër Arsenalit të Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, transmeton Gazeta Alo.

“Të Kuqte” mposhtën ‘Topçinjte’ më rezultat 5-1, në sfidën kryesore të kësaj fundjave në Premier League.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka marrë është tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit në ishull.

Braziliani Firmino realizoi het-trik në këtë ndeshje, kurse, nga një gol për Liverpoolin e shënuan Mane e Salah, ndërka golin e nderit për londinezët e shënoi Niles.

Në radhët e Liverpoolit, paraqitje mjaft të mirë bëri edhe mesfushori shqiptar,  Xherdan Shaqiri, derisa tek Arsenali titullar ishin edhe Xhaka e Mustafi.

Pas kësaj fitore, Liverpool shkëputet në krye të tabelës me 54 pikë, nëntë më shumë së ndjekësi Tottenham, kurse, Arsenali renditet e pesta me 38 pikë të grumbulluara. /Gazeta Alo/