Fjalë Kyçe

Shaqiri në formë para lojës me Kosovën, shënon super-gol në stërvitje

Shaqiri në formë para lojës me Kosovën, shënon super-gol në stërvitje

Xherdan Shaqiri është një prej futbollistëve kosovarë që është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Zvicrës për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Zvicra do ta zhvillojë miqësoren e parë më 26 mars në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë.

Kurse, tri ditë më pas e pret Kosovën në Zurich, shkruan Gazeta Express.

“Helvetikët” janë duke u stërvitur në Marbella të Spanjës. Atje, Shaqiri sot ka shënuar një gol të bukur.

30-vjeçari goditi me të majtën e tij të fuqishme, duke ia pamundësuar portierit që ta ndalë.