Xherdan Shaqiri u shpeh pasi Zvicra mësuan kundërshtarët e tyre, në Kupën e Botës, Katar 2022.
Sot në Doha të Katarit, është hedhur shorti për grupet, në kuadër të Kupës së Botës.
Shorti vendosi Zvicrën në Grupin G, së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Lidhur me shortin u shprehen trajneri i ekipit dhe disa lojtarë në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri.
Shaqiri favorit kryesor të grupit e sheh Brazilin dhe sipas tij skuadrat e tjera do të luftojnë për vendin e dytë. Ai gjithashtu tha, se do të jenë tre ndeshje mjaft të vështira, por që qëllimi i tyre është të kalojnë grupet.
“Ne i njohim shumicën e skuadrave nga Botërori 2018 dhe Kameruni është një ekip interesant me lojtarë të mirë që luajnë në liga të forta. Për mua Brazili është favorit i qartë në grup, skuadrat e tjera luajnë për vendin e dytë, qëllimi ynë i parë është të kalojmë grupin. Do të jetë e vështirë, na duhen tre paraqitje shumë, shumë të mira për të kaluar. Por falë përvojës së madhe të turneut, ne do të shkojmë në Kupën e Botës me vetëbesim dhe e dimë se çfarë do të vijë”, ishin fjalët e Shaqirit për webfaqen e Zvicrës, transmeton lajmi.net.
Zvicra do të përballet në ndeshjen e parë me Kamerunin më 24 nëntor, më pas me 28 nëntor me Brazilin, ndërsa me 2 dhjetor me Serbinë.