Fjalë Kyçe

Shaqiri shpreh ngushëllime për familjen e Emiliano Sala

Shaqiri shpreh ngushëllime për familjen e Emiliano Sala

Ylli kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka reaguar në lidhje me futbollistin Emiliano Sala, i cili tashmë konfirmohet si i vdekur, raporton Zëri.info.

Shaqiri ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ ku e ka ndarë dhimbjen për argjentinasin.

“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Emiliano Sala. Familja ime dhe unë dëshiroj t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Mendimet tona janë gjithashtu me familjen e pilotit David ibbotson”, ka shkruar Xherdan Shaqiri.

Trupi i pajetë i Sala është gjetur të enjten në det.

Ai po udhëtonte nga Franca për në Angli për t’iu bashkuar Cardiffit.

Sala e kishte kompletuar transferimin e tij nga Nantes në Premierligë.