Kur fati të vjen nga s`e pret: ky është rasi i jashtëzakonshëm i Dennis Ëilloughby, i cili doli nga shtëpia të blinte qumësht me cokollatë për fëmijët, dhe rrugës, vendosi fare rastësisht të merrte dhe një biletë lotarie.
Padyshim, kjo ishte blerja më fatlume e jetës së tij. Burri nga North Chesterfield në Virxhinia e mbylli kështu në mënyrën më të bukur vitin 2021. Bioleta e tipit “gërvisht dhe fito” i solli një cmim prej 1 milionë dollarësh.
Ëilloughby kishte dy zgjedhje: ta merrte cmimin të plotë por në formë pagesash të përvitshme me 30 këste, ose të merrte menjëherë në dorë 640 mijë dollarë, sepse të tjerat iknin me taksat. Ai nuk u mendua dy herë, por zgjodhi alternativën e dytë dhe u kthye në shtëpi i pasur!
“Edhe pse zgjodhi të mos e merrte të plotë cmimin prej 1 milionë dollarësh, tani sërish do të ketë para plot të blejë sa të dojë qumësh me cokollatë”, shkruajnë me shaka mediat vendase./tch