Ambasadori i SHBA-së në OKB, Jonathan Palmer, në mbledhjen e sotme theksoi se përvjetori i njëzetë i miratimit të Rezolutës 1244 është një shenjë se është koha për të ecur përpara.
Palmer tha se SHBA e mbështet veprimin e Policisë së Kosovës në veri kundër krimit dhe korrupsionit.
Po ashtu, ai shprehu keqardhje se gjatë këtij aksioni ka pasur bllokada dhe të shtëna, raporton lajmi.net.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku sqaroi se si është zhvilluar operacioni i Policisë së Kosovës në veri, dhe arsyet e arrestimit të zyrtarit rus.
Ndërsa, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se ky operacion ishte i organizuar për t’i frikësuar serbët e veriut.