Fjalë Kyçe

ShBA: E pazakontë, krimineli sulmon gjyqtaren në mes të seancës, e rreh brutalisht

ShBA: E pazakontë, krimineli sulmon gjyqtaren në mes të seancës, e rreh brutalisht

Gjatë një seance gjyqësore, një gjykatëse në Las Vegas, u sulmua nga një kriminel pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

Gjyqtarja Mary Kay Holthus, nga Gjykata e Qarkut Clark ,ishte në mes të dënimit kur krimineli i dënuar Deobra Delone Redden e sulmoi.

Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm, kur Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares për ta qëlluar.

Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht.

Gjyqtarja Holthus, ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.